Kampioni i Europës në peshëngritje Briken Calja, pasi na krenon gjithmonë në garat e peshëngritjes, shfaqet gjithashtu dhe pranë fëmijëve në vendin tonë, të cilët mund të kenë ëndërr të ndjekin hapat e tij.
Calja është shfaqur pranë një kampi veror dhe ka zhvilluar një seancë praktike me sportistët e vegjël, duke iu dhuruar kështu dhe disa minuta “leksione” nga një kampion. Vendi jonë cilësohet për sportist të dalluar në sportin e peshëngritjes dhe ndoshta e ardhmja mund të jetë po kaq e “ndritur” sa e tashmja.