Ronnie O’Sulliva është numri 1 në botë në lojën e bilardos. 5-herë kampioni i botës ka befasuar me deklaratën e tij teksa është shprehur se është i zhgënjyer nga mënyra se si mediet e trajtojnë dhe për këtë arsye ka thënë se ai nuk do të luajë në kampionatin botëror. Britaniku humbi këtë vit në raundin e parë teksa u mposht nga 18-vjeçari Cahill. Kjo mund të ketë ndikuar negativisht në psikologjinë e numrit 1 në botë.
Në një intervistë të dhënë për “Daily Telegraph”, O’Sullivan tha: “Ndihem shumë i zhgënjyer se si mediet na gjykojnë ne profesionistëve. Kemi edhe ne problemet tona dhe mund të humbasim. Vitin tjetër me siguri nuk do të jem pjesë e kampionatit botëror dhe mund të heq dorë gjithashtu nga disa trofe të mëdha”.
Me siguri që sporti i bilardos ndjen vetëm trishtim kur dëgjon deklaratat e britanikut.