Sezoni 2019-2020 nuk pritet të nis ashtu siç përfytyrohej tek Bylisi. Skuadra ballshiote e nis me pretendime të mëdha këtë edicion, pasi vjen si fituese e Kategorisë së Parë.
Megjithatë, për të prishur humorin ka menduar mbrojtësi i talentuar, Stivian Janku. 22 vjeçari ka pësuar një lëndim në miqësoren me Apoloninë, duke mbajtur në ankth drejtuesit dhe më konkretisht trajnerin, Veljko Dovedan.
Serbo-boshnjaku pritet të mos ketë të gatshëm Jankun për takimin hapës të Superligës, atë ndaj Teutës. Gjithsesi, fillimisht duhet të mësohet shkalla e dëmtimit të Jankun dhe më pas të vlerësohet koha që i duhet për tu rikuperuar.
Janku shihet si një futbollist i prespektivës te Bylis, me të cilët u bashkua në merkaton e verës së shkuar nga Luftëtari. Në karrierën e tij, Janku është aktivizuar edhe me Partizanin.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.