Kampionët e Superligës së Kosovës, Trepça ’89, mposhtën ditën e sotme në një takim miqësor skuadrën e ASTRA me rezultatin 4-2 në një ndeshje të pabesueshme. Skuadra rumune ishte në avantazh të dy golave në pjesën e parë, por nuk arriti dot ta ruajë atë në pjesën e dytë.
Kampionët e Kosovës shënuan plot katër herë me anë të Lushtakut, Lladrovcit, Asare e Kurtishaj.
Ekipi i Trepça ’89 është duke zhvilluar me intensitet të plotë fazën përgatitore përpara ndeshjeve në Kupat e Europës.