Deri në javën e 11-të të Superligës janë luajtur plot 14 ndeshje në fusha neutrale. Nëse ky numër do të ngelej me kaq do të ishte gjysma e së keqes, pasi pritet që në vazhdim numri të rritet. Ekipet pritëse vetëm të tilla nuk quhen, pasi “shtegtojnë” në stadiumet më të afërta me qytetin.
Një nga stadiumet më të “masakruara” është “Selman Stërmasi”, i cili po goditet më shumë nga të gjithë duke qenë se stadiumet e Elbasanit dhe Shkodrës ruhen për Kombëtaren. Në tetë ndeshje ky stadium do të presi 4 ndeshje. Sfida e Partizanit me Kamzën ishte e para. Viojnë takimet Tirana- Kukësi, Laçi-Skënderbeu dhe Partizani- Laçi. Të shohim se sa do të arrijë kjo fushë të jetë në gjendjen optimale për këto ndeshje.