Tirana U15 ka fituar ditën e sotme titullin kampion në Superligën për moshën U15. Bardheblutë janë përballur në finale me Internacionlin dhe sfida u mbyll me rezultatin 2-1 për Tiranën.
Finalja e madhe u zhvilluar në stadiumin “Selman Stermasi” dhe Tirana shënoi dy herë me Bamin dhe Allmucën në minutat 41-të dhe 50-të, ndërsa Internacionali ngushtoi rezultatin me Boden në minutën e 58-të. Edhe Internacionali tentoit deri në fund, Tirana u mbrojt mirë duke fituar kështu titullin kampion të Superligës për moshën U15.