Klubi I Partizanit nuk është vetëm kampion në fushë, por edhe jashtë saj. Para disa ditës, të kuqtë u bën pjesë e fushatës në Ditën Botërore të Diabetit, ndërsa sot janë bërë pjesë e një tjetër fushate sensibilizuese.
19 nëntori është Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit të Fëmijëve dhe Partizani është pjesë e kësaj fushate. Disa prej lojtarëve të ekipi ishin sot pjesë e aktivitetit sportiv në kuadër të Ditës Botërore të Parandalimit të Abuzimit të Fëmijëve, organizuar në ambjentet e Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”.
Postimi I Partizanit:
19 NËNTORI / DITA BOTËRORE E PARANDALIMIT TË ABUZIMIT TË FËMIJËVE
Kampionët pjesë e fushatës
Disa prej lojtarëve të ekipit ishin sot pjesë e aktivitetit sportiv në kuadër të Ditës Botërore të Parandalimit të Abuzimit të Fëmijëve, organizuar në ambjentet e Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”.
Senatorët e kuq Çinari, Boldon, Romero, Broja janë bërë pjesë e një minindeshje futbolli me fëmijët, të cilët kanë kaluar disa momente emocionuese dhe të paharrueshme me kampionët e kuq.