Presidenti I Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar kampionin e boksit, shqiptarin nga Kosova Robin Krasniqi. Meta ka vlerësuar arritjet e boksierit, që pak ditë më parë u shpall kampion botë në peshat WBA dhe IBO. Pas suksesit të merituar, Krasniqi ka nisur një tur takimesh me personalitete shtetëore në Kosovë dhe Shqipëri.
“Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin ËBA dhe IBO, Robin Krasniqi.
Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese!Krenar për ty Robin”, shprehet Meta.