Ish-qendërmbrojtësi I Tiranës në sezonin 2018-19, Vincent Atinga ka folur për mediet në vendin e tij, me ganezin që është shprehur se qysh prej largimit nga Afrika ka vuajtur prej racizimit, duke u sulmuar qëllimisht nga kundërshtarët për ta nxehur gjatë lojës. Për “Akoma FM”, 26 vjeçari që ka zhvilluar 16 paraqitje me bardheblutë rrëfen vështirësitë në karrierën sportive.
“Kam vuajtur shumë abuzime raciale në karrierën time profesionale. Lojtarët qëllimisht më quajnë majmun vetëm për të më bezdisur, por unë nuk fokusohem aty. Fokusi im është te paratë që duhet të fitoj për të mbështetur familjen tim”, tregon Atinga.