Napoli do të presë Barcelonën në sfidën e 1/8 për Uefa Champions League. Ndeshja e së martës mbrëma është deçizive për ecurinë e Napolit, që këtë sezon kërkon surprizën në Europë. Situata jo e favorshme me Coronavirusin, ka bërë që trajneri i napoletanëve të ndalej edhe te kjo pikë, duke kujtuar të gjithë karrierën si trajner për debutimin në Champions.
Gattuso është shprehur besimplotë të të tijtë, duke treguar se ka spiunuar skemat e trajnerit Settien te Barcelona. Në lidhje me përballjen me një ndër futbollistët më të mirë në botë, Gattuso ka trguar se Messi luan si në Play Station.
“Koronavirusi? Ne jemi me njerëzit e prekur. Qeveria po bën gjithçka që duhet dhe shpresoj që problemi të zgjidhet së shpejti. Debutimi në Champions ndaj Barcelonës? Nuk e di nëse është gjëja më e mirë të debutosh ndaj tyre, falenderoj ekipin dhe Anchelotin që më dhanë mundësinë të debutoj në Champions si trajner.
Megjithatë jam i shqetësuar, pasi përveç faktit se te kundërshtari mungojnë shumë lojtarë, që kur ka mbërritur Settien ata kanë ndryshuar dhe janë përmirësuar. Ne duhet të bëjmë një lojë shumë të mirë. Katalanasit janë një ekip që sulmojnë shumë dhe nëse nuk bëjmë mirë, rrezikojmë shumë.
Messi? Për mua Messi është prej disa vitesh më i miri. Jo vetëm për kualitetet e tij. Është një futbollist i jashtëzakonshëm, i cili bën veprime që shihen vetëm në Play Station. Prej disa kohësh është më i miri në histori. Është më e vështirë për ta përgatitur ndeshjen si trajner se sa si lojtar.
Maradona apo Messi? Diego është perëndia e futbollit, nuk e them sot këtë. Nuk e kam parë asnjëherë nga afër, por e di në çfarë kampionat ka luajtur. Tani unë shoh Messin që po bën gjëra, që dikur i bënte Maradona. Ndërkohë që unë shikoj futbollin tani, mendoj se më duhen 5 lojtarë si unë në fushë dhe 5 të tjerë si Ronaldinho dhe Kaka”, tha Gattuso mes të tjerash.