Kukësi ia doli sot të fitonte 3-1 ndaj Laçit, me golin e dy-të të realizuar nga sulmuesi Vasil Shkurtaj. Ai ka shënuar 14 gola sezonal duke ”luftuar” për këpucën e artë me sulmuesin e Laçit, Nëabueze (15 gola). Në një intervistë për ”Zona gol” në ”Supersport” Shkurtaj analizon gjithçka.
Ai shprehet: ” Atë që dua të jap në fushë, e jap. Duhet që të behen shumë gjëra që të nervozohem. E rëndësishmë është të njihesh me lojtarët. Kur bëra fazën me lojtarët, u njoha mirë me ta. Vitin e kaluar te Kukësi ka pasur probleme, ishte momenti i ambientimit. Mund të kisha shënuar më shumë. Jam i sigurtë që kam bërë më të mirën. Këtë sezon e shumta kam qëndruar vetëm 3 ndeshje pa shënuar. Gjithashtu, isha dhe i dëmtuar. Ajo që kemi humbur më ekipet e vogla është se i kemi nënvlersuar. Duhet të luanim më me shpirt ndaj të voglave”.
Shkurtaj shton: ” Ëndërroj të dal kampion. E mira të shikojmë ndeshjet një nga një. Ekipin e kemi, gjithashtu edhe cilësinë. Kemi kuptuar se cfarë do trajneri. Kundërshtari jonë është vetvetja. Nuk kemi frikë nga asksuh. Rivali jonë është Tirana, por ka shumë ndeshje akoma. Presidenti nuk ka shumë kohë të merret. Jemi më të qetë. Sot hodha një foto në Instagram ku po festoja. Kur nuk ka tifozë, të merr gjumi. Po të luanim në stadiumin tonë, do kishim 10 pikë më shumë. Në Air Albania atmosfera ishte e mirë”.
”Varet se cfarë kërkon trajneri. Unë jam i rrezikshëm në zonë. Këtë punë bëj.Nwabueze është i fortë, i shpejtë. Këtë vit do fitoi një lojtar shqiptar. E para për mua është të fitoj kampionatin, më pas vjen këpuca e artë. Në të gjitha ndeshjet, ka mbi dy raste. Nuk mund të shënosh gjithmonë. Mund të humbësh një të thjeshtë e të shënosh një të vështirë. Mbrojtësi Hoxha më ka vështirësuar punën, është shumë i fortë si mbrojtës. Gjithmonë kam marrë besimin e trajnerëve, prandaj kam ndryshuar shumë ekipe. Te Roda trajneri nuk më shikonte kurrë. Jam i fokusuar te Kukësi. Kam muaj kohë të mendohem. Nuk e di për momentin. Kam mendjen te kampionati. Kam ëndërr kombëtaren. Kurrë nuk është vonë. Do përpiqem. Goli më i bukur është kundër Olympiakos” – përfundon Shkurtaj.