Rron Broja ishte një nga lojtarët e afruar te Partizanit gjatë merkatos së verës. Mesfushori ka rezultuar një gjejte pasi në shumë takime ka luajtur si titullar me të kuqtë.
Duke parë lajmet e fundit nga kampi i Partizanit dhe largimet të shumta nga skuadra, Broja do të jetë një nga futbollistët që do të qendrojë edhe për sezonin tjetër. Është vetë lojtari që në një prononcim për “Indeksionline” është shprehur se ka edhe një vit kontratë me kampionët në fuqi të Superligës.
“Kam edhe një vit kontratë, nuk do të lëviz. Oferta nga jashtë Shqipërisë? “Nga skuadrat në Europë ende s’ka asgjë konkret”, u shpreh Broja.