Teuta fitoi 2-0 ndaj Tiranës në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke ngritur pas 13 vitesh një trofe. Qysh në fillim të lojës durrsakët kanë dominuar ndeshjen, ndërkohë që shënuan qysh në të dytën minutë.
Tirana nuk mundi të siguronte trofeun e dytë sezonal pas kampionatit, duke hedhur në fushë lojtarë të rinj. Për Gol pas Goli Sherif Kallaku u shpreh:
Sezon me trofe? Teuta e kishte si project për t’u shpallur kampion, por për këtë 100 vjetor ishte synim edhe Kupa. Zgjodhëm rrugën më të shkurtës dhe na doli për mbarë.
Ndeshja e kthesës në Shkodër? Ndodhi që ishte direkt pas pandemisë dhe më vjen mirë që vendosëm në sekondat e fundit, aty ishte kthesa.
Jam shumë I lumtur sepse dua që Teuta të vijojë me këto ritme dhe kjo është një meritë edhe e Bledi Shkëmbit. Po largohem që të këm një klarrierë të mirë dhe nëse kthehem patjetër që dua të jem pjesë e ekipit të Teutës.
Jo më kot kam zgjedhur që të jem në një kampionat si Kroacia. Nuk do zgjidhja të ikja nëse do mendoja se nuk kam cilësi. Dua të ul kokën dhe me punë do tregoj vlerat e mija atje. Dua të kem fat sepse edhe dëmtimet bëjnë të vetën.