Elton Kale ishte një nga afrimet e bujshme të Tiranës në këtë merkato vere. Mesfushori brazilian ende s’ka mbërritur në Shqipëri, megjithatë vijon të punojë intensivisht në Brazil duke u stërvitur individualisht. Herë pas here këtë e tregon përmes postimeve në rrjetet sociale, ndërsa sot është menaxheri i tij, Florin Biba që e ngre në piedestal.
Ai flet me konsiderata për shtatshkurtrin, por i thur elozhe edhe vetes duke shkruar: “Ja kështu ma prishi mendjen ky për ta marrë në menaxhim”, përfundon ai. Duket më shumë si një mesazh për lojtarët e Superiores, që kushdo të bashkëpunojë me të, duhet fillimisht të arrijë formën maksimale.