Pas largimit nga Orlando në MLS, Rikardo Kaka ka vendosur të mos varë këpucët në gozhdë, por të vazhdojë të jetë sërish pjesë e një ekipi. Pak ditë më parë klubi i Milanit i ofroi lojtarit një post të rëndësishëm, por Kaka e refuzoi, flasim këtu për një refuzim momental.
E përditshmja italiane, “Corriere dello Sport” ka zbuluar se, Kaka mund të transferohet në Kinë, te klubi Guizhou Hengfeng Zhicheng për të firmosur një kontratë një vjeçare. Ende nuk dihet nëse ka pasur një marrëveshje mes palëve, por mediat italiane e cilësojnë të mbyllur këtë çështje, duke dhënë siguri për kalimin e lojtarin në Kinë.