Besëlidhja e këtij sezoni është në garë për të hyrë në elitën e futbollit shqiptar. Klubi I Kategorisë së Parë është 9 pikë larg kryesuesve të Kastriotit, ndërsa të enjte do të ndeshyet me Tiranën për Kupën e Shqipërisë. Pas rikthimit nga pandemia, trajneri Elvis Plori do të duhet të bëjë pa sulmuesin Ivan Jovaneviç.
Serbi është në fazën finale të studimeve master dhe Covid-19 I ka prishur planet, duke e rikthyer në këtë periudhë në vendlindje. Plori do të duhet të bëjë llogaritë pa lojtarin, ndërsa ai është një pikë kyçe në sulmin e lezhjanëve. Shtyrja e aktiviteteve sportive po ndikon edhe në këtë formë, ndërsa Jovaneviç I ka dhënë përparësi studimeve.