Christian Eriksen ra pa ndjenja në fushë pak ditë më parë, në ndeshjen e EURO 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës. Ky moment shkaktoi panik jo vetëm në fushë, por në gjithë globin. Gjithsesi, ylli danez ia hodhi paq dhe tani është jashtë rrezikut për jetën.
Hollandezi Daley Blind ka patur disa herë në karrierën e tij të njëjtin shqetësim si mesfushori i Interit. Blind është shembur përtokë në takimin mes Ajaxit dhe Hertha Berlin, në një miqësore që e mbajnë mend të gjithë. Të njëjtën gjë e ka pësuar dikur edhe si “djall i kuq”, ndaj Valencias (dhjetor 2019, Valencia-Manchester United. Në një intervistë për mediet, ai shprehet se Eriksen do rikthehet, thjesht i duhet pak qetësi.
“Imazhet e tij në fushë patën një impakt të madh tek unë. Më është dashur të kaloj një pengesë të madhe psikologjike për t’u rikthyer sërish në fushë.Kur më ndodhi mua e gjithë bota thoshte që kisha mbaruar si lojtar, që nuk do të isha rikthyer më.Ja ku ndodhem tani. Për këtë arsye, u them të gjithëve, që ta lënë Christianin të qetë, pasi ai ka nevojë vetëm për qetësi” – tha ai.