Ndeshja mes Interit dhe Ludogorets do të luhet por me dyer të mbyllura. Kështu flitet në Itali për sfidën e së enjtes në Europa League, duke u bazuar në frikën që ekziston rreth përhapjes së Coronavirus. Për këtë arsye, u shtyen edhe shumë ndeshje të kampionatit sot. Megjithatë, akoma nuk ka një vendim zyrtar, i cili me shumë mundësi do vij në ditët në vijim.
Ka nga ata që propozojnë për shtyrjen e ndeshjes, por me shumë mundësi zgjidhja është që të zhvillohet pa tifozë. Kujtojmë që Inter ka fituar në Bullgari 2-0 dhe ndeshja e kthimit është thjesht një formalitet. Golat u shënuan nga Lukaku dhe Eriksen. Europa League mbetet një objektiv i zikaltërve këtë sezon.