Betim Halimi është një dëshirë e Kukësit. Portieri i Kosovës ka mbetur pa kontratë pas skadimit të marrëveshjes me ukrainasit e Olimpik Donetsk. 25 vjeçari me origjinë nga Pozherani pritet të vendosë të ardhmen në ditët që vijnë, me verilindorët që kanë paraqitur ofertën e tyre.
I gjatë 2.04 metra, Halimi ka një karrierë të gjatë në Kosovë, me skuadrën e Dritës, Vllaznisë, Hajvalisë apo Trans Narva në Estoni. Lojtari që ka edhe nënshtetësinë shqiptare pritet të shtojë konkurrencën me Xhikën dhe Tafas.