Bylis ka goditur në merkato. Ballshiotët pasi kanë larguar Murtajn, Griseld Likën, por edhe Mëllugjën që është pranë firmës me Partizanin, janë pranë firmës me një sulmues.
“ABC News”, bën me dije se drejtuesit e klubit kanë arritur akordin me Nemanja Kojic që në të kaluarën ka luajtur me Partizanin e Beogradit, por edhe me Istanbulspor, skuadër ku aktivizohen Rroca, Abazaj dhe Et’hemi.
30-vjeçari serb pritet të jetë “bomberi” që i mungon Bylisit këtë sezon dhe pritet që shumë shpejt të firmosi kontratën me ballshuotët. Trajneri Dovedan ka kërkuar përforcime për të arritur mbijetesë dhe Kojic do të jetë afrimi i radhës.