Erick Flores është lojtari më i ri i Flamurtarit. Është klubi vlonjat që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije arritjen e marrëveshjes me sulmuesin në fjalë.
Para disa vitesh, në sezonin 2016-2017 braziliani ka qenë pjesë e Kukësit. Sot ka zgjedhur të vijojë aventurën me kuqezinjtë. Në njoftimin e bërë për mediet thuhej:
“Zyrtare:
Erick Flores bashkohet zyrtarisht si futbollist i Flamurtari Football Club .
Emri: Erick Flores
Mbiemri: Bonfim
Datëlindja: 30 Prill 1989
Pozicioni: Sulmues
Ekipi i fundit ku eshte aktivizuar eshte Club do Remo ne Seria C ( Brazil ) .
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”.