Kastrioti vijon nga puna për ndërtimin e ekipet për sezonin e ri. Pas shumë largimesh, krutanët tashmë kanë nisur të bëjnë edhe afrime në merkato dhe kanë siguruar shërbimet e Edon Hasanit. Pas Hasanit, Kastrioti ka arritur akordn edhe me Bruno Arrabal.
29-vjeçari brazilian nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar pasi disa sezone më parë ishte pjesë e Kamzës në Superligën shqiptare. Lojtari vitin e kaluar ishte pjesë e Arbërisë në Kosovë e tashmë do të rikthehet sërish në Shqipëri. Arrabal do të firmosë kontratë për një sezon dhe pritet të prezantohet në ditët në vijim.