Cristiano Ronaldo ka kontratë deri në 2022 me Juventusin. Sulmuesi portugez nuk ka rinovuar ende dhe largimi i tij nga Torino nuk përjashtohet.
Për ndezur më shumë këto zëra kanë menduar bastet sportive në botë që sipas publikimeve të koefiçentëve kanë treguar që Ronaldo ka më shumë shanse që të largohet sesa të qendrojë.
Largimi i portugezit nga Juventusi kuotohet me koefiçentin 1.65, ndërsa qendrimi dhe rinovimi me bardhezinjtë koutohet 2.1. Këto sinjale sipas basteve tregojnë që Ronaldo mund të largohet në fund të sezonit nga Juventusi duke parë edhe pagën prej 30 milionë euro që përfiton në sezon. Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.