Merkato tashmë është mbyllur dhe klubit kanë nisur sezonin me objektiva të qarta. Megjithatë, ndoshta kanë mbetur lëvizje pezull, që pritet të ndodhin së shpejti, madje që në merkaton e janarit.
I tillë është edhe rasti i Ivan Rakitiç, i cili në 3 ndeshjet e para të La Liga-s që janë zhvilluar deri më tani, mesfushori e ka nisur gjithmonë nga stoli, kurse në takimin e fundit nuk është aktivizuar fare.
Kësisoj, sikurse raporton Mundo Deportivo, lojtari i ka kërkuar agjentit të tij që të dëgjojë ofertën e Juventusit. Italianët ishin të interesuar për të marrë shërbimet e kroatit, mirëpo diçka e tillë nuk ndodhi gjatë verës. Ndoshta janari duket larg, mirëpo javë pas jave kur luhen ndeshjet, koha ikën shpejt, e kësisoj, kroatin mund ta shohim në “Allianz Stadium” në gjysmën e sezonit.