E ardhmja e pankinës së Juventusit vazhdon të jetë një engimë. Shumë media në Itali shprehen se trajneri aktual, Allegri pritet të largohet në fund të sezonit dhe emrat në listën e drejtuesve janë të shumtë. Duke filluar nga Conte, Pochettino, Guardiola, por në skenë del dhe një tjetër emër i njohur.
Bëhet fjalë për Didier Deschamps, trajneri aktual i Francës. Presidenti Agenlli po mendon të rikthej në skuadër një emër të njohur në kampin juventin pasi trajneri francez ka qenë një lojtar i Juventusit në të kaluarën. Deschamps arriti të shpallte kampion bote Francën, ndërsa tani kërkot nga Juventusi.