Mbrojtësi brazilian i Manchester City, Danilo, ka mbërritur rreth orës 18:30 në Torino, për tu bërë pjesë e kampionëve të Italisë Juventus. Danilo erdhi në Torino, pas shkëmbimit të tij me Cancelo+30 milion euro të paguara nga skuadra e Manchester Cityt.
Mbrojtësi i krahut pritet që nesër të zhvilloj testet mjekësore dhe më pas të firmosi kontratën prej 4 milion eurosh për 5 vjet.
Klubi italian e ka lajmëruar në Tëitter, arritjen e lojtarit më të ri të tyre.