Marcelo nuk po kalon një moment të mirë te Real Madrid. Forma e tij e dobët ka bërë që braziliani ka përfunduar në stol. Në këtë mënyrë largimi i tij në fund të sezonit duket më i mundshëm. Juventus po ndjek me kujdes situatën e tij dhe është i gatshëm për të transferuar në Torino. Edhe vet braziliani është shprehur se Juventusi është një klub i madh duke lëshuar disa sinjale për t’u bashkangjitur me klubin bardhezi. Drejtuesit e Real Madrid po mendojnë për ta lënë të lirë lojtarin dhe sipas asaj që raportojnë mediat i kanë kërkuar Juventusit Aleks Sandron në shkëmbim. Një gjë e tillë pritet të zbardhet edhe më shumë gjatë merkatos së verës nëse ky shkëmbim mund të ndodh ose jo, por Marcelo duket gjithnjë e më larg Real Madridit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.