Një nga lojatrët që Juventusi e monitoroi shumë gjatë merkatos së verës ishte Adama Traore. Sulmuesi spanjoll i Wolves pëlqehet shumë në Torino, por transferimi nuk ndodhi.
Zonja e vjetër vazhdoi të insistonte, por shifra e kërkuar ishte e madhe: 100 milionë euro. Në këto kushte, bardhezinjtë nuk mund të bëjnë asgjë dhe dorëzohen.
Gjithsesi, largimi i Traore nga Wolves është i sigurt pasi një lojtar i kalibrit të tillë, vështirë se do pranojë të qëndrojë te një ekip modest.