Sami Khedira do të qëndrojë te Juventus. Sipas asaj që raporton “Sport Mediaset”, klubi bardhezi është i gatshëm të rinovojë kontratën e mesfushorit gjerman. Khedira u transferua nga Real Madrid te Juventus dhe ka një kontratë deri në vitin 2019.
Me shumë gjasa ai do të mbetet edhe për disa sezone pjesë e bardhezinjve të Italisë. Në këtë edicion 29-vjeçari është aktivizuar në 25 takime, ku ka arritur të shënojë 4 gola.