Juventus është duke punuar për shkëmbimin e Mattia De Sciglios dhe Layvin Kurzaëa nga PSG. Bardhezinjtë nuk dëshirojnë të lënë gjithçka për në momentet e fundit, ndaj negociatat janë intensifikuar. Italiani nuk ka pasur shumë minuta me bardhezinjtë, ndaj shkëmbimi me Kurzaëa shihet si i duhuri nga drejtuesit e “Zonjës”.
Së fundmi mësohet se gjithçka mund të shkojë drejt dështimit si shkak i dëmtimeve te Juventus. Mbrojtësi Danilo është ndalur për tre javë, ndaj një afrim i ri do i komplikonte gjërat. Gjërat kanë ngecur në këtë pikë dhe duket se asgjë nuk ka të bëjë me karakter ekonomik. Në këto kushte, drejtuesit bardhezinj duket se kanë frenuar këtë shkëmbim që shihej si vendimtar për fashën e djathtë të mbrojtjes juventine.