Marash Kumbulla është një nga lojtarët shqiptar më të kërkuar në merkato. Qendërmbrojtësi kuqezi këtë sezon beri debutimin e tij në Serie A e tashmë është kthyer në një pikë kyçe për Hellas Veronës.
Sipas media italiane së fundmi në garë për të marrë shërbimet e tij është futur edhe Juventusi. Bardhezinjtë kërkojnë të surprizojnë Interin dhe kanë kontaktuar Hellas Veronën.
Deri më tani bardhezinjtë nuk kanë bërë një ofertë zyrtare për Kumbullën, por në ditët në vazhdim pritet të ketë kontakte të reja pasi Juventusi nuk dorëzohet për shërbimet e tij.
Interi nga ana tjetër ka akord me lojtarin që në janar, por tashmë ka shpejtuar marrëveshjen me Hellas Veronën dhe I ka propozuar dy oferta të tjera.
E para është para cash dhe talenti Salcedo, ndërsa oferta e dytë është që zikaltërit ta lënë në huazim Kumbullën edhe për një tjetër sezon. Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e talentit shqiptar pasi “lufta” mes Juventusit dhe Interit do jetë e “ashpër” në merkaton e verës.