Juventus është duke menduar të përforcojë sulmin gjatë verës. Për këtë arsye, drejtuesit e “Zonjës së vjetër” kanë hedhur vështrimin drejt La Ligës dhe konkretisht te Valencia. Kampionët e Italisë interesohen për 20 vjeçarin Ferran Torres, i cili luan në pozitën e djathtë të ofensivës.
Lojtari po kalon një moment pozitiv, teksa klauzola prej 100 milion eurosh mund të jetë pengesë për afrimin me bardhezinjtë. Torres shihet si e ardhmja e futbollit spanjoll, andaj Valencia nuk dëshiron të heqë dorë pa një shumë të majme nga talenti i saj.