Juventus mendon për të ardhmen. Skuadra torineze vazhdon të monitorojë nga afër talentet më të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare dhe skautët e bardhezinjve duket se kanë identifikuar profilimin ideal për vitet e ardhshme.
Sipas mediave italiane, Juventus ka bllokuar mesfushorin e talentuar të Old Neëell, Enzo Barranechea.
18 vjeçari ka gjetur marrëveshjen totale me Juventusin, por këto të fundit presin që lojtari të marrë një pasaportë të një prej vendeve të BE për ta marrë në Itali. “Goal.com”, shkruan se lojtari do të zbarkojë në Torino, ku do të vihet në urdhërat e Sarrit dhe më pas do të huazohet në Zvicër, konkretisht te Lugano.
Argjentinasi zotëron cilësi të mëdha në sasi dhe cilësi, kombinuar edhe me një teknikë të shkëlqyer e vrapimin. Në Argjentinë ai konsiderohet një talent i vërtetë, Juventus ka qenë duke e ndjekur atë për një kohë të gjatë dhe vetëm ditën e djeshme ka arritur akordin total me klubin dhe lojtarin.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.