Sipas “Eurosport” mesfushori francez, Paul Pogba ka kryer me sukses testet mjekësore dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet si lojtar i Manchester United. Në këtë mënyrë vendi i tij te skuadra e Juventus mbetet bosh. Drejtuesit bardhezi kanë menduar për zëvendësuesin e tij, duke vënë “nën shënjestër” mesfushorin belg, Axel Witsel.
Witsel është pjesë e Zenit Saint Petersburg. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do të tentojnë ta sjellin belgun në Itali.
Axel Witsel bëri një paraqitje mbresëlënëse në kampionatin europian “Francë 2016”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.