Në orën 14:00, ditën e sotme ekipet e moshave U-19 të Juventus dhe Leverkusen, zhvilluan ndeshjen e vlefshme për UEFA youth League. Sfida e luajtur në fushën stërvitore të Juventus në Torino, përfundoi me rezultatin 4-1 për të zotët e shtëpisë.
Një ndeshje e cila u luajt me intensitet të lartë nga bardhezinjtë e vegjël duke shënuar tre gola që në pjesë të parë me Kaly 16′, Moreno 28′, Fagioli 39′ 11-m. Ndërsa në të dytën për Juventus shënoi Leao në 52′ dhe për Leverkusen golin e nderit e shënoi Kemper në minutën e 86′.
Ndeshja e të rinjve u arbitrua nga gjyqtari shqiptar, Enea Jorgji i cili ka patur një ndeshje jo të lehtë ditën e sotme. Nga një penallti për secilën skuadër dhe katër kartona të verdhë, ka akorduar arbtri shqiptar në ditën e sotme. Jorgji u ndihmua nga dy gjyqtarë të tjerë shqiptarë, Nuri Rrapaj dhe Arbër Zalla.
Një paraqitje e mirë nga ana e arbitrimit dhe një reklam më shumë në arenën ndërkombëtare për shkollën tonë të arbitrave.