Jurgen Bardhi ka folur lidhur me ndeshjen e ardhshme, atë derbi ndaj Partizanit. Djaloshi që ka fituar prej vitesh simpatinë e tifozëve të kuq, ndalet të flasë për këtë ndeshje në mikrofonin e “SuperSport”. Sulmuesi tregon se kjo është një nga ndeshjet që pritet më shumë gjatë sezonit, andaj situata sesi paraqiten ekipet nuk ka shumë rëndësi.
“Derbi s’ka lidhje me kampionatin, ndikojnë mungesat dhe kartonat por është normale sepse të gjithë do japin maksimumin. Nuk do ndiikoje fare paraqitja ne kampionat, derbi eshte derbi dhe nuk do ndihen mungesat edhe pse janë lojtarë te rëndësishëm”.
Fushëkrujasi ka “kërcënuar” Tiranën për ndeshjen e së premtes, duke theksuar se ai nuk e ka humbur kurrë një derbi dhe nuk ka ndërmend ta bëjë. “Çdo ekip që vjen kundër Partizanit ka motivin e duhur por ne duam të fitojmë, nuk ka rendesi se me kë. Partizani synon lart dhe ne duam vetem suksese. Jam mësuar të fitoj në jetë ndaj kam për të fituar dhe kete herë”.