Julian Ahmataj ka fituar gjyqin me Luftëtarin. Trajneri që së fundmi drejtoi Tiranën dhe më pas u largua, ka një çështje të hapur me klubin gjirokastrit, aty ku ka trajnuar sezonin e shkuar për pak kohë. Ahmataj ka bërë padi ndaj bluzinjve, duke kërkuar rrogat e prapambetura. Palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke e drejtuar çështjen pranë Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve.
Mësohet se ish-trajneri i Luftëtarit e ka fituar gjyqin me klubin, duke bërë që gjirokastritët t’i detyrohet diçka më shumë se 10 milion lekë (të vjetër). Ahmataj nuk qëndroi shumë nën drejtimin e Luftëtarit, por kontrata e lidhur mes palëve e detyron ende klubin që të bëjë pagesat e parashikuara. Nuk dihet ende nëse një gjë e tillë do të ndodhë edhe me Tiranën dhe ish-trajnerin, duke ditur se situata e Ahmataj ishte e ngjashme edhe te bardheblutë.