Anthony Joshua nuk ndalet, duke treguar një dëshirë të tij për vitin e ardhshëm. Pas fitores ndaj Andy Ruizit, tanimë ai e ndjen veten të aftë t’i mposhtë të gjithë. ”Jam i gatshëm të boksoj vitin tjetër, me Wilderin ose Furyn. Besoj se njëri do të pranojë të jetë kundërshtari im. Unë do kërkoj që të përballem me ta” – shprehet Joshua.
Fitoret e fundit duket se i kanë dhënë ”zemër” boksierit në fjalë, që kërkon tanimë një vit tjetër të suksesshëm. Nëse ai do ia dalë t’a bëjë vitin 2020 më të suksesshëm në aspektin profesional sesa këtë vit që po lëmë pas, mbetet të shihet.