Jose Mourinho në një prej prononcimeve të tij ka përmendur edhe faktin nëse mund të jetë trajneri PSG-së. Sipas teknikut kjo është e pamundur, pasi kampionët e Francës e kanë një trajner tashmë.
Unë trajner i PSG-së? E pamundur. Nuk mund të trajnoj një skuadër që e ka një trajner”, ka thënë ai për L’Equipe.
Kujtojmë që portugezi në gjysmën e sezonit është shkarkuar nga detyra në krye të Manchester United dhe aktualisht është pa skuadër. Të shohim gjatë verës nëse do të kemi ndonjë surprizë nga ana e “Special One”.