Vllaznia është skuadra e parë nga ekipet e kreut që do të zbresë në fushën e lojës për të luajtur ndeshjen e javës së 18-të të Abissnet Superiore. Shkodranët e Mirel Josës kanë udhëtuar në Ballsh për tu përballur me Bylis, me sfidën që nis në orën 13:00.
Mirel Josa ka marë vendimin sa i takon aktivizimit të Bekim Balaj që do ta nisë nga stoli këtë sfida, ndërsa nga ana tjetër te Bylis do të debutojë trajneri Naxhi Shensoi.
Të dy teknikët kanë bërë publike edhe lojtarët që do të hedhin në fushën e lojës, për të bërë mes tyre edhe llogaritë e kësaj jave.
Formacionet zyrtare:
Bylis: Teqja; Trumci, Zguro, Ruçi; Souza, Damçevski, Lorran, Janku, Kaçorri; Lajthia, Maçolli. Trajner: Naxhi Shensoi
Vllaznia: Zogovic; Smajli, Juric, Gurishta, Hakaj; Jonuzi, Alivoda, Marku; Hoxhaj, Kaina, Çoba. Trajner: Mirel Josa