Kukësi përballet me Teutën nesër në transfertë, me fillim nga ora 16.00. Verilindorët nuk do kenë në dispozicion për këtë takim Agim Ibraimin. Ylli i verilindorëve doli nga fushë në minutën e 76-të në ndeshjen e fundit, pas një dëmtimi. Ibraimi, si duket, ka lënduar ligamentin kolateral medial. Në këto kushte, mungesa në ndeshjen ndaj durrsakëve është e sigurtë. Trajneri Mirel Josa duhet t’i bëjë llogaritë pa të, në një 90 minutësh shumë të rëndësishëm. Ai po mendon për zëvëndësuesin, me kohën e rikthimit të 32 vjeçarit që nuk dihet akoma.
Sikur të mos mjaftonin problemet e shumta, ekipit të Josës i shtohet edhe një më shumë.Kukësi renditet në vendin e pestë me 29 pikë, 12 më pak se Vllaznia kryesuese. Synimi është mbyllja e këtij sezoni në mënyrën më të mirë të mundshme.