John Terry do të vijojë të luajë në futbollin profesionist dhe me shumë gjasa do ta bëj në Kinë.
Kapiteni legjendar i Chelseat njoftoi largimin në fund të sezonit por refuzon të tërhiqet dhe pas shumë ofertave ka vendosur të zgjedhë emigrimin në Azi.
Eshtë Gus Poyet, trajneri aktual i Shanghai Shenhua ai i cili zbulon se 36-vjeçari ka zgjedhur SuperLigën kineze për të vazhduar karrierën dhe pikërisht ekipin që ai drejton por për këtë të fundit ai refuzoi ta pranojë për momentin.