Sezoni 2018-2019-të do të mbahet mend gjatë për Partizanin, sepse u shpallën kampion të Superiores pas 26 vitesh. Ndër lojtarët më kryesorë në arritjen e këtij suksesi ishte edhe Esat Mala, i cili nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, mbuloi disa role të rëndësishme në fushën e lojës.
Sot, Mala ka fituar një tjetër trofe, duke u shpallur si talenti më i mirë i sezonit 2018-2019-të. 20 vjeçari është shpallur fitues i çmimit “Talenti i Sezonit 2018-2019” nga shoqata “Sporti na Bashkon”, në edicionin e 11 të sa, raportohet në faqen zyrtare të Partizanit.
Mesfushori ka marrë më shumë vota nga trajnerë dhe gazetar sportivë, duke u shpallur edhe fitues i këtij çmimi prestigjoz. Ceremonia është zhvilluar në ambientet e klubit të Partizanit. Gëzim Nushi, drejtori i shoqatës “Sporti na Bashkon” është ai i cili i ka dorëzuar çmimin Esat Malës.