Në fillim lojtar, më pas president i një skuadre në Amerikë dhe tani kërkon të bëjë edhe rolin e agjentit të futbollistëve. David Beckham nuk ka ndërmend të ndalet dhe tashmë po mendon të nis një etapë të re në karrierën e tij.
Ish-mesfushori anglez po mendon të krijojë një agjenci që merret me transferimin e futbollistëve. Sipas shtypi anglez, Beckham kërkon që ta nis karrierën e tij si agjent me 17-vjeçarin e Manchester United, Mason Greenëood që cilësohet si një nga talentët më të mëdha në Angli.