Interi po tregohet shumë aktiv në këtë merkato. Pas emërimit të trajnerit Antonio COnte në krye të zikaltërve, drejtuesit e klubit janë hedhur në sulm, për të sjellë në skuadër lojtarë mjaft cilësorë.
Sikurse raporton Sky Sports, Interi, të martën që vjen, pritet të arrijë akordin me mesfushorin Stefano Sensi. 23 vjeçari, për momentin pjesë e Sasuolos në Serie A, brenda pak ditësh mund të ndërrojë ambient dhe të shkojë në një klub me një tjetër histori.
Gjithashtu, pritet edhe zyrtarizimi i Romelu Lukakut, si sulmuesi kryesor i Interit në sezonin e ardhshëm, sepse Mauro Icardi, duket se i ka ditët e numëruara në San Siro. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë.