Jo vetëm eleminimi por Kukësi dënohet edhe nga Disiplina, masa edhe në Kategorinë e Dytë

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka bërë të ditur vendimet e marra në javën që lamë pas për futbollin shqiptar. Kukësi, pas eleminimit nga Kupa, epëson sërish teksa dënohet me një gjobë prej 100 mijë lekësh për sjellje të gabuar të tifozëve. Një dënim të njëjtë edhe për Butrintin në Kategorinë e Dytë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 17.03.2023:

  1. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  3. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Elbasani, Fabjan Tartari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  4. Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina sh.a, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Lidhura

Next Post

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin













NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.