Juventusi po tenton që të afrojë në skuadër lojtarë si De Ligt, apo edhe Rabiot, mirëpo në të njëjtën kohë, kampionët e Italisë duhet të mendojnë edhe për ata që mund të largohen nga bardhezinjtë.
Sikurse raporton Gazzetta dello Sport, Matuidi është nën radarët e Monacos. Klubi francez, kaloi një sezon shumë të vështirë për këtë që u mbyll dhe drejtuesit e klubit dëshirojnë që vitin e ardhshëm futbollistik të jenë në një nivel të konsiderueshëm.
Megjithatë, deri më tani ende nuk ndonjë ofertë konkrete rreth lojtarit, por teorikisht, në rast të afrimit të Rabiot, Matuidi mund ta shihte veten në stol.