Bylis I këtij sezoni ka bërë lëvizje që mund të vendosin fatet e kampionatit te ballshiotët. Shumë nga titullarët e sezonit të fundit janë larguar, ndërsa emra të rinj janë afruar. Për shkak të mungesës së hapësirave, nga mallakastriotët janë larguar portieri Simo Simoni dhe Redon Danaj.
Të besuarit e Dovedan kanë zhvilluar rregullist teste miqësore, ndërsa fundjava që lamë pas rezervoi dy të tilla. Të shtunë Bylis fitoi 2-1 ndaj Tomorit të Kategorisë së Parë, ndërsa dje morën një fitore 5-0 ndaj Shënkollit. Në sfidën e fundit aktivizoi mjaft lojtarë nga ekipi I të rinjve, që shihen si shpresa dhe e ardhmja e futbollit në Ballsh.