Mario Mandzukiç është drejt largimit nga Juventusi. Pas disa sezonesh në Torino, ku fitoi disa trofe të rëndësishëm, madje shkoi edhe në finalen e Champions League, mirëpo nuk arriti ta fitonte dot atë trofe, kaq shumë të kërkuar për bardhezinjtë.
Megjithatë, sikurse raporton Calciomercato.com, sulmuesi është drejt rikthimit në Bundesligë, pasi Bayern ka shfaqur interes për të, por në të njëjtën kohë edhe Borussia Dortmund kërkon që ta ketë kroatin pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm futbollistik. Kujtojmë që në vitin 2013, Maudzukiç ka fituar edhe Champions League me bavarezët, madje duke shënuar edhe gol ndaj Bortmund në finale.
Për 33 vjeçarin gjithashtu ka interes edhe nga Premier League, pasi skuadra e Everton është interesuar për të. Megjithatë, nuk përjashtohet as mundësia që ai të qendrojë përsëri tek Juventusi edhe për këtë sezon.
fituar të gjithë trofetë, duke filluar që nga Serie A, Kupa e Italisë, apo edhe Champions League, ku mund të jenë më shumë të përqendruar.