Idi Batha është një nga lojtarët e njohur të kampionatit shqiptar që luan sezonin e dytë me fanelën e Tiranës. Mesfushori gjirokastrit fitoi menjëherë shiritin e kapitenit te bardheblutë duke qenë një nga më të rëndësishmit e kampionëve.
Duke qenë i tillë, klubi i Tiranës e ka përzgjedhur atë për të qenë nesër mbrëma përballë tifozëve. Këta të fundit do të bëjnë pyetjet e tyre drejtëpërdrejtë në kanalin zyrtar të bardhebluve dhe do të jetë ai që do t’u japë përgjigje, nën moderimin e zëdhënëses kryeqytetase Ina Doçi.
“Klubi i Futbollit Tirana ju fton të njihni më tepër lojtarët tanë. Idriz Batha është një emër i njohur dhe personi të cilit skuadra i ka besuar prirjen në fushën e lojës. Në këtë postim ju ftojmë të drejtoni pyetjet tuaja më interesante për të cilat jeni kuriozë të dini. Nga pyetjet do të zgjidhet një numër i konsiderueshëm i tyre të cilave kapiteni do t’ju përgjigjet nesër Live në orën 20:00”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit të Tiranës.
